Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur tek përplajset politike me këtë gjykatë.
“Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare Gjykata Kushtetuese është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ekzekutiv. Një vendim epik, për historinë e një Gjykate Kushtetuese.
30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe. Një kohë që sidoqoftë Gjykata Kushtetuese e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit.
Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese, por i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend Gjykatën Kushtetuese. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë’ tha Rama. Kryeministri nuk hezitoi të flasë edhe për një padi të dërguar nga grupi parlamentar i PD-së për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
‘Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur vendimin përfundimtar. Një vendim qeverie të çohet në Gjykatën Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar Gjykatës Kushtetuese që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë Gjykatën Kushtetuese për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve” tha Rama.
Ndërsa Presidenti Bajram Begaj u shpreh se kjo gjykatë është rojtare e paqes sociale.
‘Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë dhe rojtar e paqes sociale. Jam i bindur tek profesionalizmi juaj për të qenë mbrojtës të paanshëm të individit dhe garant të rendit kushtetuese. Suksese në punën tuaj’, u shpreh Begaj.
Vitore Tusha kryetare e gjykatës Kushtetuese tha se retorika politike ka tentuar që të ndërhyjë në pavarësinë e gjykatës
“Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj. Duke transformuar debatin politik në GJK, gjykata ka kontribuar në zbutjen e tensioneve. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve’ tha Tusha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje