Politike

‘Shiks’-i përplas Vasilin me Ramën: Gjiknuri ka qenë në SHIK, pse nuk e shkarkon Rama?

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar etiketimin që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kreut të Sinidikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi, si  “shiks”, duke iu referuar të kaluarës së tij në këtë institucion. Për këtë qëndrim, Vasili ka hequr një paralele me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, i cili ne cv-në e tij rendit edhe një eksperiencë pune në SHISH, në vitin 1998, në kohën pas Gazidedes.

“Edi Rama e ka bërë Gjiknurin Sekretar të Përgjithshem të Partisë Socialiste, Minister, Deputet, negociator e firmosësh koncesionesh, koordinator politik etj etj

Ky është fakt publik, që gjendet ne CV zyrtare të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.

Por ky Edi Rama ka dy dite qe shqyen gojën e leh pa pushim për profesorin e nderuar të Matematikës së Aplikuar Sandër Kovaci.

Ndërsa për Damian Gjiknurin nuk ka problem që t’i japë poste e ofiqe pa mbarim si dhe të menaxhojë qindra milionë euro koncesione që badërdisën ekonominë e vendit”, shkruan Vasili duke publikuar edhe jetëshkrimin e Gjiknurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë