Politike

Shumë zhurmë për asgjë / Numri i bashkive nuk ndryshon, PS-PD shkojnë me dy raporte në Kuvend

PS e PD do të shkojnë me dy raporte në Kuvend për reformën territoriale.  Anila Denaj tha në komisionin për reformën se socialistët i qëndrojnë ndarjes së vendit në 61 bashki, me vetëm disa rekomandime që sipas saj do të përmirësojnë reformën e 2014, por jo shtim të numrit të bashkive.

“Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompetencave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore”, tha Denaj.

Ndërsa Dhurata Çupi në anën tjetër tha se PD  qëndron propozimit për shtimin e 33 bashkive.

“Njësitë e qeverisjes vendore, nga 61 në 94, popullsia mesatare nga 75 mijë në 50 mijë në njësitë vendore, të ardhurat me një rritje minimale, shpenzimet, pritshmëria është për rritje, në 2114 këshilltarë…”

Në fund u vendos që Kuvendit ti drejtohen me dy raporte. Që do të thotë se shumë zhurmë për asgjë sa kohe që PS-ja i ka numrat e duhur për të kaluar raportin e saj dhe për të rrëzuar atë të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë