Mesila Doda që zgjedhjet e fundit parlamentare u fut në Kuvend si pjesë e listave të PD nga PDIU, ka deklaruar se partia që ajo përfaqëson do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023.
“Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral. Ky është misioni ynë. Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona.
Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së. Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematik dhe këta duhet të jenë kandidatët”, u shpreh Doda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje