Bota

Rishi Sunak është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, i pari me origjinë indiane

Gazeta Si – Rishi Sunak është kryeministri i ri britanik. Ish-ministri 42-vjeçar i Financave bëhet kreu i Partisë Konservatore dhe pason në këtë detyrë Lis Truss, e cila dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Sunak bëhet kështu shefi i parë i Downing Street, i pari me origjinë indiane dhe besim hindu, duke sfiduar dhe Penny Mordaunt, rivalja e vetme që ishte ende në garë.

Kryetari i Komitetit,  Graham Brady konfirmoi se udhëheqësi i ri i konservatorëve Rishi Sunak do t’u drejtohet deputetëve në një fjalim pasditen e kësaj të hëne.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në periudhën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

Deputetët që dikur mbështetën Boris Johnson kanë dalë hapur në mbështetje të Rishi Sunak, i cili humbi në muajin shtator përballë kryeministres në detyrë Liz Truss.

Sunak do të jetë të jetë kryeministri i dytë në shtatë javë, duke dëmtuar seriozisht reputacionin e Partisë Konservatore.

Megjithatë fituesi i zgjedhjeve aktuale do të përballet me një duzinë me probleme që penalizuan gjithashtu Liz Truss.

Kryesisht përçarja në parti, çmimet stratosferike, financat e zymta publike dhe opozitën, e cila thotë se Konservatorët nuk kanë legjitimitet elektoral.

Një ngjarje historike në fakt, sepse është hera e parë e një kryeministri me origjinë indiane, bir emigrantësh dhe i përkushtuar ndaj fesë hindu.

Sunak shihet si një strehë e sigurt për të nxjerrë Britaninë nga kaosi në të cilin është futur: ai kishte qenë sfiduesi i Liz Truss gjatë verës dhe kishte paralajmëruar për efektet katastrofike të një uljeje taksash të nxituar, e cila ndodhi në kohë.

Emërimi i Sunak do të jetë një sinjal qetësues për tregjet financiare, të cilat e kishin vënë Londrën në pikëpyetje pas manovrës së pamatur fiskale të Truss.

Por Sunak mbetet një personazh i diskutueshëm, i parë si një plutokrat larg ndjenjës së njerëzve: pas një karriere yjore në financat e larta, ai jeton në një rezidencë të pabesueshme të rrethuar nga një liqen privat, i cili i ka dhënë pseudonimin “maharajah i Yorkshire”.

Ai është i martuar me një trashëgimtare shumë të pasur indiane, e cila, siç doli, nuk paguante taksa në Britani falë një sistemi (ligjor) të shmangies së taksave: pasuria e tyre vlerësohet në rreth 800 milionë paund, që është dyfishi i mbretit Charles dhe gruas së tij Camilla. Shumë i pasur për të qenë kryeministër, pyeti dikush?


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë