Bota

Sunak mban fjalimin e parë: Kemi nevojë për stabilitet dhe bashkim

Rishi Sunak, kryeministri i sapozgjedhur në Mbretërinë e Bashkuar, përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe paralajmëroi partinë e tij se bashkimi ishte e vetmja zgjidhje.

Në një deklaratë të shkurtër, Sunak paralajmëron se vendi përballet me “sfida të thella ekonomike” dhe nderoi paraardhësen e tij Liz Truss. Ai tha se ai synon të shërbejë me “integritet dhe përulësi”.

“Por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet. Dhe unë do ta bëj prioritetin tim më të madh bashkimin e partisë dhe vendit tonë. Sepse vetëm kështu do t’i kapërcejmë sfidat me të cilat përballemi dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë.

Unë zotohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë, për të ofruar për popullin britanik”, -tha Sunak.

Menjëherë pasi u zgjodh nga deputetët konservatorë, ai mbajti një fjalim të shkurtër, të parin si lideri i ri konservator dhe kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai nderoi dhe tha se vendi u përball me një “sfidë të thellë ekonomike”.

Sunak, 42 vjeç, do jetë lideri më i ri në më shumë se dy shekuj në Britaninë e Madhe dhe i pari me origjinë indiane.

Një zëdhënës i Truss tha se ajo do të qëndrojë në Doëning Street për të paktën një ditë tjetër dhe se nuk do të ketë asnjë tranzicion të pushtetit sot.

Më herët, Penny Mordaunt, rivalja e Sunak u tërhoq nga konkursi vetëm pak çaste përpara afatit të fundit për dorëzimin e nominimeve. Sir Graham Brady , kryetari i Komitetit të vitit 1922 që organizoi konkursin, konfirmoi se ishte marrë vetëm një emër. Partitë opozitare e kanë përshëndetur fitoren e Sunak me thirrje të reja për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë