Gazeta Si – Rishi Sunak mori postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe në Pallatin Buckingham, ku u prit nga Mbreti Charles III, i cili e ftoi të formonte qeverinë e tij.
Sunak është kryeministri i 57-të britanik, i treti në 2022 pas Boris Johnson dhe Liz Truss.
Ai është kreu më i ri i qeverisë britanike në dy shekujt e fundit, i pari me ngjyrë dhe gjithashtu i pari me origjinë indiane dhe fesë hindu.
Takimi mes Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të ri Rishi Sunak është një ceremoni simbolike që shënon dorëzimin e pushtetit.
Ai hyn në Downing Street në një moment krize për partinë e tij dhe vendin, pasi mandati 50-ditor i Liz Truss e zhyti Britaninë në kriza më të thella ekonomike.
Nga fjalimi i tij i parë në Downing Street si kryeministër, Sunak tha se vendi po përballet me një krizë ekonomike.
“Është e drejtë të shpjegosh pse jam këtu si kryeministri juaj i ri. Tani për tani vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e COVID ende vazhdojnë”.
Ai sqaroi se “synimet” e Truss për të rifilluar rritjen “ishin të drejta” dhe se “megjithatë ka pasur gabime” dhe duhet të korrigjohen me “kompetencë dhe profesionalizëm për të merituar besimin e vendit”.
Ai falënderoi gjithashtu Boris Johnson për “bujarinë dhe sukseset e tij” në Brexit dhe Covid, jo pa shtuar se “mandati elektoral” i fitores së konservatorëve 2019 “nuk i përket një individi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje