Politike

Idrizi: PDIU del e vetme në zgjedhje, Tiranës i duhet një urbanist

Pas deputetes Mesila Doda, Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka konfirmuar se do të dalin të vetëm në zgjedhje.

“Ky është vendimi ynë, nuk kemi pasur ftesë për ndonjë takim nga asnjë nga palët, ndoshta edhe nga pozicioni ynë politik. Ne jemi duke ndjekur zhvillimet mes PD se ata akoma nuk kanë gjetur konsensus brenda partisë. Këto janë zgjedhje lokale, kemi datën 3 nëntor që do presim çfarë do bëjë gjykata. Ne do ofrojmë ofertën më të mirë për qytetarët. Ne na duhet të gjejmë një profil të tillë, një ofertë të mirë cilësore për qytetarët. Unë do dëshiroja një urbanist apo një arkitekt. Kur flasim për votën e politike ishin zgjedhjet e vitit 2021. Qytetarit i duhet një që merret me problemet e tyre të përditshme. Nëse dikush e prezanton këtë gjë, ne padyshim që do ta mbështesim” u shpreh Idrizi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë