Bota

SHBA, 13 ‘spiunë’ kinezë të akuzuar për vjedhje të teknologjisë pas një kurthi  

Gazeta Si – Ministri amerikan i Drejtësisë, Merrick Garland, njoftoi dje, të hënën më 24 tetor, aktakuzën ndaj 13 kinezëve, të dyshuar si agjentë të shërbimeve sekrete, aktivë në Shtetet e Bashkuara.

Garland thirri një konferencë për shtyp, së bashku me zëvendësen e tij, Lisa Monaco dhe drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Një mënyrë për të theksuar një operacion “të gjerë” kundër ndërhyrjeve dhe manovrave të spiunazhit të organizuara nga Pekini.

Në detaje, rastet janë tre. Së pari, FBI identifikoi dy individë, Guoghun He dhe Zheng Wang, të cilët u përpoqën të korruptonin një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë.

Në realitet, kinezët kanë rënë në një kurth të vendosur nga amerikanët. Zyrtari kishte premtuar se do të zbulonte detajet e një hetimi të hapur ndaj Huaëei, grupi i madh i telekomunikacionit në Kinë, tashmë në qendër të hetimeve gjyqësore në të kaluarën.

Një nga dy kinezët paguan një ryshfet prej 61,000 dollarësh, por dokumentet e gjykatës ishin të rreme dhe punonjësi i Departamentit të Drejtësisë po vepronte si një mashtrues në emër të FBI-së.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse He dhe Wang janë arrestuar. Garland, më pas njoftoi arrestimin e dy emigrantëve të tjerë kinezë në Nju Jork.

Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë personash të akuzuar për “gjuetinë e dhelprës”, pra të detyronin bashkatdhetarët që banonin në Shtetet e Bashkuara të kthehen në Kinë.

Së fundmi, katër kinezë akuzohen se kanë tentuar të vjedhin teknologji dhe pajisje të sofistikuara, duke kontaktuar profesorë universiteti dhe profesionistë të shquar në Nju Xhersi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë