Gazeta Si – Ka përfunduar Botërori për lojtaren italiane të regbisë, Sara Tounezi. Ajo është skualifikuar për 12 javë, sepse ka kafshuar një lojtare kundërshtare gjatë ndeshjes kundër Japonisë. Italia fitoi 21-8 dhe kaloi në çerekfinale të Botërorit që po zhvillohet në Zelandë të Re.
Dënimi për Tounezi është dhënë nga komisioni i disiplinës, i kryesuar nga Christopher Quinlan dhe i përbërë nga Brenda Heather-Latu nga Samoa dhe ishe-pjesëtari i All Blacks, Ofisa Tonu’u.

“Pasi janë parë të gjitha provat televizive të aksionit, është vërejtur se lojtarja italiane e ka kafshuar atë japoneze dhe meritonte karton të kuq. Komisioni ka vendosur që skualifikimi të ishte për 18 ndeshje, por e ka reduktuar ndëshkimin në 12”, – shkruhet në njoftimin zyrtar.
Sara Tounezi ka shkelur rregulloren, por ka 48 orë kohë për të bërë rekurs. Lojtarja humbet çerekfinalen e Botërorit me Francën dhe 11 ndeshje të tjera të kombëtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje