Ligji për dosjet i miratuar mesnatën e të enjtes së kaluar në Kuvend që prek drejtpërsëdrejti të ardhmen politike të Ilir Metës nisur nga një dokument dorëzuar deputetëve nga Autoriteti i Dosjeve, pritet që të trazojë shumë ujëra në politikën shqiptare.
Ilir Meta që ka mohuar të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit fajëson Erion Veliajn në gjithë këtë debat.
Ai e la qartë të kuptohet në konferencën për shtyp të së mërkurës, kur paralajmëroi se ne rast fitoreje të bashkisë së Tiranës nga opozita, Velijat do t’i hapen shumë dosje. Dhe në këtë rast Meta nuk e kishte për Veliajn në rastin konkret por për leje ndërtimi që ai ka firmosur ndaj disa personave me lidhje me Autoritetin e Dosjeve.
Meta u pyet disa here nga media se për cilën dosje korrupsioni e kishte fjalën Meta kur fliste për bashkinë e Tiranës, por kryetari i PL-së iu spërdrodh përgjigjes duke dashur me shume që të lëshoje një sinjal publik ndaj disa personave të caktuar sesa një mesazh përgjithësues për gjithë publikun që pak ose aspak mund të kuptonte në atë që Meta tha
“Nuk ka me as Lul dhe lulushe. Do të hapen të gjitha dosjet e sigurimit dosjet e bashkisë së Tiranës përfshire edhe dosjet e korrupsionit të Autoritetit të Dosjeve në bashkinë e Tiranës… Jo nuk është për retorikë Qytetarët do ta thonë fjalët e tyre. Kur i hapim, i hapim tamam dosjet, është korrupsioni arsyeja kryesore që përdoret Autoriteti i Dosjeve përvec falsifikimeve që janë të dokumentuara që kanë lënë prova që kurrë nuk fshihen…” tha Meta, duke iu referuar padisë që ai ka bërë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve edhe pse Prokuroria nuk nisi hetimet.
“…Ata të pestë kanë përgjegjësi penale dhe një nga ata ka edhe përgjegjësi personale sepse është autori i falsifikimeve të drejtpërdrejta dhe që ka dëmtuar persona në jetën e tyre private që i kanë fëmijët shumë më të mëdhenj se sa kanë qenë në këtë kohë.
Duhet të dini ju dhe të gjithë që parlamenti i Tiranës i ka gati 10 komisione hetimore dhe një është vetëm për korrupsionin e bashkisë së Tiranës për Autoritetin e Dosjeve sepse shkatërrimi dhe betonizimi, korrupsioni i pamëshirshëm është problemi kryesore që kanë qytetarët e Tiranës…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje