Bota

Zelenskij: Taktikat ruse të sulmeve ndaj Ukrainës janë ‘të çmendura’

Gazeta Si – Në rajonin lindor të Donbasit, forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse në afërsi të qyteteve Avdijavka dhe Bahmut ku po zhvillohen luftime të ashpra, tha më 26 tetor presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij.

Ai akuzoi komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të marrin kontrollin e qyteteve.

“Çmenduria e komandantëve rusë është më e dukshme këtu. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata kanë shtyrë njerëzit drejt vdekjes, duke përqendruar sulmet e artilerisë”, tha ai.

Forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të marrë Bahmutit, që gjendet në rrugën kryesore që çon drejt Sllovjanskut dhe Kramatorskut.

Inteligjenca britanike tha se Moska po tenton ta marrë Bahmutin pasi e sheh si parakusht për avancimin drejt këtyre dy qyteteve – që janë qytetet kryesore që Ukraina kontrollon në rajonin lindor të Donjeckut.

Autoritetet ukrainase, përfshirë Zelensky, nuk kanë dhënë informacione të reja lidhur me situatën në rajonin jugor të Hersonit, që ka qenë skenë luftimesh kohëve të fundit.

“Në përgjithësi, ne po forcojmë pozicionet tona në të gjitha frontet, duke ulur aftësitë e pushtuesve, duke dëmtuar logjistikën e tyre dhe duke u bërë gati për lajme të mira për Ukrainën”, tha ai.

Sakaq, forcat ruse kanë nisur sulme të reja në Kiev dhe në Zaporizhja, thanë zyrtarët dhe ushtria më 27 tetor, teksa forcat ruse kanë zmbrapsur sulmet në dy qytete në rajonin lindor të Donbasit.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se ekipet e shpëtimit janë në vendin ku ndodhi sulmi ajror në kryeqytet, por nuk tregoi lokacionin.

“Gjatë natës, rusët terrorizuan rajonin e Kievit. Kemi pasur sulme në një prej komuniteteve të rajonit. Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe pasojat e sulmit ende po vazhdojnë”, tha Kuleba.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë