Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është pyetur disa herë nëse do të garojë përballë Erion Velijat për Bashkinë e Tiranës.
Ai renditet deputeti i tretë më i votuar në Tiranë pas Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt në zgjedhjet e fundit parlamentare nga grupi parlamentar i PD.
Gazeta “Si” solli pak ditë më parë një vështrim të përgjithshëm të deklaratave të tij që ndryshuan nga muaji në muaj, për ta risjellë në një moment konkret, kur vetë Këlliçi është shprehur se do të lërë mandatin për t’ju futur garës për Tiranën përballë Erion Veliajt.
Këlliçi nënvizonte nga fillim viti se nuk e kishte synim Tiranën dhe se e mirëkuptonte median kur këmbëngulte disa here në këtë çështje, sipas tij, si rrjedhojë e një perceptimi të krijuar nisur nga qëndrimet ndaj Erion Veliajt.
“…Me thënë të drejtën u bë pak kohë që kjo çështje flitet… Unë personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë këtë aspiratë, nuk e kam kërkuar dhe nuk kam thënë që synoj që të kem këtë pozicion e t’i futem kësaj gare, por nga ana tjetër gjithë ky perceptim vjen për shkak të qëndrimeve të mia”, ishte komenti i tij në gjysmën e parë të vitit që pasonte një tjetër reagim të disa muajve më parë.
“Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet”.
Më afrimin e garës së zgjedhjeve dhe nxjerrjes në pah të disa kandidatëve disa të vetofruar disa të tjerë që po mbështeteshin nga sondazhet, Këlliçi hoqi dorë nga “perceptimet” e mëparshme të mediave duke lënë gjithçka hapur.
“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mezi do e priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryebashkiaku më i dobët që ka nxjerrë pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë…”
Zyrtarisht PD do të mbyllë procesin e primareve në Tiranë brenda muajit nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje