Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Një burrë ka sulmuar me thikë disa persona brenda një qendre tregtare në Asago, Milano. Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Autori i ngjarjes është një italian 46-vjeçar me probleme mendore, që është ndaluar nga karabinierët. Mes të plagosurve, të transportuar me helikopter në spital, është edhe futbollisti i Moncës, Pablo Marí. Ai ka marrë një plagë të thellë në shpinë dhe është shtruar në ‘Niguarda’.

Agresori vuante nga shqetësimet psikike dhe kurohej prej një viti për një krizë të fortë depresive. Ai ka rrëmbyer një thikë nga raftet e supermarketit ‘Carrefour’ dhe ka sulmuar njerëzit që kishte pranë.
Hetuesit kanë përjashtuar menjëherë aktin terrorist nga kjo ngjarje. Sipas tyre, autori i ngjarjes ka pësuar një krizë të papritur dhe ka shpërthyer dhunshëm. Në polici ai ka thënë fjali të pakuptimta, në linjë me gjendjen e tij konfuze.
Viktima është një punonjës i ‘Carrefour’ rreth të 30-ve, që vdiq gjatë transportit për në spital. Nga të plagosurit, tre ishin në gjendje të rëndë, mes tyre edhe futbollisti i Moncës. Dy të plagosur kanë marrë plagë më të lehta.
“Caro Pablo, siamo tutti qui vicino a te e alla tua famiglia, ti vogliamo bene, continua a lottare come sai fare, sei un guerriero e guarirai presto”
— AC Monza (@ACMonza) October 27, 2022
Adriano Galliani
Pablo Mari, lojtari spanjoll i Moncës, ka qenë koshient në spital. Ai ka marrë një plagë në shpinë, por pa i prekur organet jetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje