Politike

Primaret, Topalli: Nuk jam e sigurt nëse do të dalë produkti më i mirë  

Jozefina Topalli që drejton punët e PD-së për qarkun Lezhë u shpreh se primaret janë ushtrim demokracie, por shprehu dyshime nëse ato do të nxjerrin kandidatët më të mirë nga to.

“PD, hiq pjesën kur drejtohej nga Basha, kandidatët përcaktoheshin duke marrë mendime nga baza, nga kryesia, etj. Kjo është një mënyrë e re.

Është ushtrim demokracie. Nuk jam e sigurt a do të dalë produkti më i mirë, por njeriu nuk ka pse mos të guxojë. Mendoj se ndoshta duhet të kishte disa kritere.

Për shembull nëse do të punosh në administratë, kërkohet CV, etj. Por, është ushtrim demokracie i mirë.

Ne kemi qëllim të marrim bashki, sepse jemi me zero. Uroj që primaret të ecin paralelisht me këtë qëllim.

Po të më pyesësh për institucionin e Presidentit mendoj se duhet të jetë politik. Për kryetarin e Bashkisë, duhet person me aftësi menaxhuese”, është shprehur Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë