Politike

‘Ka shpenzuar 22 mln euro fluturime’, Rama i përgjigjet Berishës: Një udhëtim i ‘non-gratës’ 2.5 mln, i imi 650 mijë të vjetra  

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se janë shpenzuar 22 milion euro me 137 udhëtimet vajtje-ardhje të Edi Ramës përmes kompanisë së çarterave.  Berisha tha se gjatë kohës kur ai ishte në pushtet nuk kishte udhëtuar asnjëherë me charter.

“Taksia që fluturon me katër rrota mund ti thonë të gjitha, por në fund janë shifrat, ka fatura të paguara. Pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë, që hiena non grata u qan hallin. Po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, u kushtoi 4 herë më pak kosto udhëtimi. Dmth për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 mln, për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta, ndërkohë me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmon se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo është ksotoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova. Ai avioni është promocion për Shqipërinë, kompanisë ata me hienën e madhe në krye edhe bashkë me gra në biznes class me lekët e shqiptarëve gjithmonë dhe plus kësaj edhe në udhëtime private me lekët e shqiptarëve dhe plus kësaj. Hienë non grata, që të merret nëpër gojë, nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë me djalin me shpenzime të shtetit, përveçse kur edhe ajo është e ftuar, që do të thotë shumë rrallë, në pjesën tjetër kur më shoqërojnë paguajnë nga buxheti i shtetit…”, reagoi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Bulqizë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë