Politike

Programi i PL/ Meta sulmon Ramën e Veliajn: Tirana ka nevojë për ndryshim. Rikthejmë taksën e sheshtë, konfiskojmë inceneratorët

Ilir Meta ka deklaruar në Konventen e PL se kjo parti do te angazhohet për të ndaluar shpopullimin e vendit duke bërë çdo sakrificë edhe politike.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë nga burgosja e saj. PL është alternariva e shpresës. Misioni t’u japim shqiptareve lirinë e grabitur tinëzisht e me dhunë e tu rikthejmë mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet e të lirë. Misioni ynë ëshë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve që pas rrëzimit të diktaturës komuniste në fillim të viteve 90.

Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull të mos flejë më”, tha Meta.

Kreu i PL, Ilir Meta tha se programi që do të miratojnë sot gjatë Konventës do të ofrojë zgjidhje konkrete për hallet e njerëzve.

Ndërsa akuzoi Ramën se ka ndërtuar “një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës”, duke theksuar se “krizat kërkojnë lidership politik të fortë dhe zgjidhje të jashtëzakonshme”.

“Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership politik të fortë dhe zgjidhje të jashtëzakonshme.

Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës.

Në ofrojmë një program politik dhe model qeverisës që bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendum”, tha Meta.

Sipas tij, “Partia e Lirisë angazhohet për rivendosjen e sigurisë juridike në vend, për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe biznesit, që të mos u tjetërsohet prona private për arsye klienteliste, të mos u mbyllet biznesi në mënyrë abritrare për shkak se nuk paguajnë gjobën ndaj taksidarëve, të mos ikin investitorët e huaj për shkak të monopolizimit të tregut dhe ekonomisë nga interesat korruptive të qeverisë”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se modeli ekonomik i kësaj partie do të synojë mbledhjen e të ardhurave publike në nivelet me vendet e rajonit. Sipas tij, “mbi 2 mld Euro çdo vit do të fitonte Shqipëria dhe shqiptarët, nga administrimi i ndershëm dhe i përgjegjshëm, me profesionistë të ekonomisë. Ndërsa Shqipëria mbledh 27% të PBB, Bosnja ka mbledhur 42.3% të PBB, 42.8% të PBB ka mbledhur Malii i Zi, dhe 43.3% të PBB Serbia.

27% e PBB së Shqipërisë = 3.7 Miliardë Euro.

15% po të ishte rritja, që të kapej niveli I Serbisë, do të ishte 5.9 Miliardë Euro”, tha Meta.

Kreu i PL ka paralajmeruar dhe rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.

“Ne do ti japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo çdo kontrate tjetër që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet”, theksoi Meta.

Duke folur për administratën publike, Meta tha se ajo do jetë e mbushur “me profesionistë dhe jo patronazhistë”.

“Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse. Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian.

Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja“, u shpreh Meta.

Ai sulmoi dhe edhe Veliajn dhe tha se në 14 maj fitorja e opozitës do të jetë e padiskutueshme.

“Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Treguesit e Tiranës janë katastrofikë dhe përkeqësohen dita ditës, që nga ndotja e mjedisit, asgjesimi i gjelbërimit, taksat shumë të larta, furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi shëndetësor, trafiku dhe parkingjet.

Prandaj, sot më shumë se kurrë Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënie rigoroze dhe për zbardhjen e të gjitha aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe Këshillat Bashkiake.

Fitorja e Opozitës është e vetmja mundësi që qytetarët të rimarrin në kontroll qytetet e tyre, të dëgjohen dhe imponojnë vullnetin e tyre në Bashkitë dhe Këshillat Bashkiake, drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet referendumit.” Edhe Meta ashtu si edhe Berisha premtoi taksa te sheshte ne program,in e PL.

“Rritja e të ardhurave do të arrihet:

1. Ndërtimin e një sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit që ai që fiton më shumë, paguan më shumë.

2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa përjashtime jo standarde do të lejojë funksionimin e tregut me rregulla dhe do të gjenerojë të ardhura suplementare.

3. Një sistem fiskal me një numër sa më të vogël të taksave dhe të jetë i qëndrueshëm për të ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.

4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.

5. Ulja e informalitetit në ekonomi në të gjitha format dhe veçanërisht të punësimit do të jetë prioriteti ynë për të rritur të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe të ardhurave personale.

6. Mirëpresim në menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.

7. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.

8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatorët, etj”, deklaroi Meta

Ai theksoi se “ne do të thyejmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipërmarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurrencën dhe thithur investimet e huaja”.

“Ne do t’i japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo çdo kontrate tjetër që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.

Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkurruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet.

Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë