Sport

Nga lufta në ring, rikthim fitimtar për ukrainasin Vasilij Lomashenko

Gazeta Si – Nga shërbimi ushtarak në luftën në Ukrainë, në ‘Madison Square garden’ në Nju Jork. Vasilij Lomachenko mundi Jamaine Ortiz me vendim unanim të gjyqtarëve dhe vazhdon garën për fitimin e të gjithë titujve për peshat e lehta.

Tani ai do të sfidojë David Haney, kampionin e padiskutueshëm të peshave të lehta, që ishte ulur në rreshtin e parë dhe u bashkua me të në ring pas ndeshjes.

Nga ndeshja mes Lomashenko dhe Ortiz. Gazeta Si, 30 tetor 2022

Lomashenko e nisi ndeshjen me një ritëm të ngadaltë, por e rriti atë në vazhdim. Në fund fitoi me pikë 117-111, 116-112 dhe 115-113. Pas një goditjeje që mori në syrin e djathtë në raundin e dytë, boksieri ukrainas që në luftë ishte impenjuar në bataljonin që kontrollon shtetrrethimin, më pas gjeti ritmin.

Ai ka fituar titullin në tri kategori të peshës së tij dhe tani ka si objektiv edhe të katërtin. Për këtë po stërvitej në fillim të 2022-shit, me një takim të planifikuar ndaj George Kambosos Jr, por me nisjen e luftës Lomashenko u kthye në shtëpi nga Greqia dhe titullin e fitoi Haney.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë