Politike

Në PD ka filluar gara për Tiranën, edhe grupi ‘Alibeaj’ mbledh ‘strukturat’, por pa qëndrim për emra dhe 12 nëntorin    

Ndërsa në Partinë Demokratike ka filluar gara për kandidatin që do të garojë përballë Erion Veliajt, deputetë të grupit “Alibeaj” ende nuk kanë një qëndrim.

Lefter Gështenja ka postuar në Facebook një takim me kryesinë e degës 7, (me saktë më strukturat e ngritura nga Basha ku edhe sigla e PD është ndryshe ne sfond), duke nënvizuar se beteja është vetëm ndaj Ramës dhe Veliajt.

Në komentin e shkurtër që ka përcjellë në Facebook, Gështenja nuk tregon as për ndonjë vendim që mund të jetë marrë në ato struktura për protestën e 12 nëntorit.

Foto nga takimi Lefter Geshtenjes

 “Demokratët i bashkon përballja me pushtetin e Ramës e Veliajt. Kryesia e Degës 7 është në terren, pranë njerëzve, me shpresën se Tirana do ndryshojë.

Hallet e qytetarëve presin zgjidhje.

Shqiptarët presin alternativën e demokratëve”, shkruan Gështenja në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë