Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklarim për mediat se Partia Socialiste nuk do të mbështesë propozim të ri për ndarjen administrative të vendit.
Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki.
“Nuk mund ti heqësh bashkisë Lezhë detin dhe ta lësh pa det. Janë disa parime shumë të rëndësishme në këtë vlerësim. Kur aleanca e rublave miratonte buxhetin e shtetit, ishte 2 herë më i vogël se buxheti që do miratojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Mund të ketë raste kur dy bashki mund të bëhen 1 por që numërohen me gishta. Alibeaj ka qenë i prerë dhe ka qenë e vështirë të shkojë me një numër të vogël. Propozimi im është që të diskutojmë në dobi të asaj që unë thashë. Numri i bashkive nuk mund të jetë kushti themelor por sa mirë i shërbejmë një qytetari. Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki. Në të ardhmen mund të rishikohet numri i bashkive”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje