Nënkryetari i PD Luçiano Boçi deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se PD do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për ngritjen një Komisioni Hetimor ndaj Edi Ramës.
PD pretendon se Rama ka fluturuar 137 herë “duke djegur” në ajër 22 milion euro të shqiptarëve.
“Ndërsa shqiptarëve Rama i kërkon të ngrohen në diell për të kursyer energjinë, ju tund atyre në formë kërcënimi tmerret e krizës dhe të luftës. I lë në det të hapur, në fatin e gomoneve dhe vet nuk ndalet në luksin e shfrenuar. Sipas të dhënave të TIMS, Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve.

Për këtë arsye, grupi ynë parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të korruptuar të regjimit. Me këtë kërkesë do të kërkoj mbështetjen jo vetëm të deputetëve që janë këtu, por të të gjithë deputetëve. Dhe çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boci.
Ndërsa Berisha lexoi projektligjin me dy nene që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit për veprat penale të korrupsionit.


Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së të thirru nga Berisha mori pjesë për herë të parë deputeti Tomor Alizoti dhe deputetja Lindita Metaliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje