Politike

Nga 61 bashki në 94, Dhurata Çupi në Kuvend: S’ka pengesa ligjore për ta bërë, mjafton vetëm vullneti politik

Në cilësinë e bashkëkryetares së komisionit për reformën territoriale, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, prezantoi në Kuvend raportin përmbledhës në emër të Partisë Demokratike.

“Shkurtimisht, po ju prezantoj me fakte dhe shifra, ndikimet e pritshme me reformën e propozuar nga ana jone. Numri i njësive vendore:  Nga 61 bashki që është sot në 94 bashki, Popullsia mesatare ulet nga 75.000 në 32.000 për njësi vendore. Sipërfaqja mesatare ulet nga 471 km2 në 315 km2 për njësi vendore Numri i të zgjedhurve vendor rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë, numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114…

Ky rishikim i ndarjes nuk fillon nga zero, pra jemi një rrugë të njohur, kemi njohuri të mjaftueshme teknike dhe politike për të prodhuar një ndarje të qëndrueshme dhe pa cenuar vazhdimësinë e asnjë institucioni ekzistues, pra të 61 bashkive, dhe të bashkive te reja.

Një aspekt tjetër me rëndësi është dhe shqyrtimi i rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, ku do të veçoja rekomandimet e Komisionit Evropian në kuadrin e procesit të integrimit evropian, rekomandimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Vendore pranë Këshillit të Evropës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, të përfshirë në këtë proces.

Pra në përmbledhje të kësaj pike dëshiroj të theksoj, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të bërë korrigjime në organizimin territorial dhe administrativ. Madje ka mbështetje të plotë edhe në konventat ndërkombëtare. Mjafton vullneti politik dhe dëshira për t’ju përmirësuar jetën qytetarëve tanë”, tha ndër të tjera Dhurata Cupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë