Politike

Nga Bogdani tek Duma, Salianji, Sakja, ‘njerëzit’ e Bashës, dhe ‘të ikurit’ tek Berisha, testi i kryesisë së Alibeajt për fatin e PD në zgjedhje   

Enkelejd Alibeaj do t’i kthehet sot detyrës së tij “të vjetër”. Si kryetar i komanduar i Lulzim Bashës ai ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje mbledhjen e kryesisë “së vjetër” (në kohën e Bashës), jo në selinë e PD-së ku janë ngritur struktura të reja, por në ambientet e degës numër 7, aty ku çelësat i mban ende ai.

Njoftimi i shpërndarë të martën në mbrëmje përcaktonte rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD.

Enkelejd Alibeaj nuk njoftoi se sa ishin deputetët që përcollën qëndrimin e dështimit të negociatave me pjesën tjetër në PD.

Kreshnik Çollaku tha në një interviste televizive se ishin 17 deputetë. Grupi parlamentar ka gjithsej 52 deputetë.

Ajo që mori vëmendje në deklarimet e mëvonshme të së martës ishte thirrja nga pala e Berishës për të mos dalë me kandidatë të veçantë këto zgjedhje, një mundësi që e la të kuptohej njoftimi i përcjellë nga grupi “Alibeaj”.  

“Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje…

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, thuhet ndër reshta në vendimin e grupit “Alibeaj”, ku ajo që merr rëndësi është pikërisht fjalia e fundit “përgatitja dhe pjesëmarrja e PD në zgjedhjet vendore”

Kryesia “Basha”

Por kush janë anëtarët e kryesisë që do të mblidhen të mërkurën në mbrëmje?

(Lulzim Basha nuk është sa kohë ka dhënë dorëheqjen si kryetar)

Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar,  Gazment Bardhi si Sekretar i Përgjithshëm, Jorida Tabaku nënkryetare,  Grida Duma nënkryetare (por e dorëhequr), Agron Gjekmarkaj nënkryetar (i dorëhequr) Arta Sakja si kryetare e Këshillit Kombëtar, më pas vijojmë me sekretarët Flutura Açka, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Greta Bardeli, Taulant Zeneli, Orjela Nebiaj, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, të kooptuar sipas statutit në kryesi.

Anëtarët e zgjedhur me votë të kryesisë janë:  Agron Kapllanaj, Dhurata Tyli (Çupi), Ervin Salianji, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Gert Bogdani, Helidon Bushati, Juela Hamati, Lindita Metaliaj, Orjola Pampuri, Taulanda Jupi, Tomor Alizoti, Xhemal Gjunkshi dhe Xhelal Mziu.

Surprizat e emrave

Pak ditë më parë, Gerti Bogdani shpalli nga selia blu garën për Tiranën. Ai prezantoi kandidaturën e tij në procesin e primareve iniciuar nga PD-ja

Gerti Bogdani është aktualisht anëtar i kryesisë së “Bashës”, por jo i kryesisë së “Berishës”.

Ndaj dhe pjesëmarrja e tij në mbledhjen e thirrur nga “Alibeaj” merr rëndësi

Ashtu siç merr rëndësi pjesëmarrja edhe për kryetaren e Këshillit Kombëtar në kohën e Bashës, Arta Sakja.  

Vëllai i saj, Isa Sakja ka shpallur kandidaturën për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Kavajës. Ai nuk zyrtarizoi emrin si pjesë e procesit të primareve, por pjesëmarrja e tij në garë sigurisht që do të kërkojë vota më gjerë mes demokratësh

Për të vijuar me të tjerë emra. Grida Duma është “me letra” anëtare e kryesisë. Por publikisht ajo ka dhënë doreheqjen si nënkryetare dhe parimisht sipas statutit i bie të mos marrë pjesë. Prej kohësh ajo është distancuar si nga Basha ashtu edhe nga Berisha duke mbajtur një qëndrim asnjanës.

Për të vijuar me Ervin Salianjin edhe ai i distancuar nga të dyja palët.

E lëkundur në disa qëndrime të publikuara në emër të grupit “Alibeaj” është shfaqur edhe Greta Bardeli.  

Ndërkohë në kryesinë e Bashës ka emra që i janë bashkuar zyrtarisht grupit parlamentar të PD-së së thirrur nga Sali Berisha.

Ata janë: Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa e cila më herët ka qenë zëdhënëse e PD kur drejtohej nga Lulzim Basha. 

Në përbërjen e kësaj kryesie ka emra anëtarësh që janë katapultuar drejtpërdrejtë nga Lulzim Basha, kryesisht tek përbërja e sekretarëve, ndonjë i hatërmbetur si Agron Kapllanaj, por edhe emra që kanë ‘hesape’ të drejtpërdrejta me Sali Berishën si Roland Bejko.  

Ndaj dhe çdo emër në thelb sot, përpos asaj që shihet publikisht, merr rëndësi për të kuptuar klanet e mëvoshme në PD dhe mbi të gjitha fatin e saj këto zgjedhje / N.P   

Kryesia “Alibeaj’

Kryetar i komanduar

Enkelejd Alibeaj

Sekretar i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Nënkryetar

Agron Gjekmarkaj (i dorëhequr)

Jorida Tabaku

Grida Duma   (e dorëhequr, e papozicionuar)

Kryetare e Këshillit Kombëtar

Arta Sakja (Vellai i saj Isa Sakja shpall kandidaturën për Kavajën )

Kryetar i Komisionit të Apelimit

 Flutura Açka

Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Jemin Gjana

Sekretar Organizativ

Flamur Hoxha

Sekretare për të Përndjekurit

Jonila Godole

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Greta Bardeli (E lëkundur me qëndrimet e fundit)

Sekretar i Koordinimit Zgjedhor  

Taulant Zeneli

Sekretar për Organizatat Partnere

Orjela Nebiaj

Sekretar për Organizimin Dixhital

Endri Hasa

Sekretar për Zgjedhjet

Indrit Sefa

Sekretar për Diasporën

Kreshnik Çollaku

Sekretar për Pushtetin Vendor

Roland Bejko

Sekretar me Jashtë

Gentian Gaba

Zëdhënës

Ina Zhupa (bashkuar me grupin e Berishës)

Anëtarë të zgjedhur

Agron Kapllanaj

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji (i papozicionuar)

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani (shpall kandidaturën në primaret e Berishës)

Helidon Bushati

Juela Hamati

Lindita Metaliaj  (i bashkohet grupit Berisha)

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti    (i bashkohet grupit Berisha)

Xhemal Gjunkshi

Xhelal Mziu       (i bashkohet grupit Berisha)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë