Politike

Pas refuzimit të “Alibeajt”, Berisha nis ofensivën për marrjen e deputetëve

Nga Gazeta ‘SI’ Refuzimi i grupimit “Alibeaj” për t’u bashkuar ka shkaktuar dhe reagimin e parë të Berishës, i cili është hedhur në ofensivë për t’i marrë deputetët mbeshtetës. Kështu mësohet se takimit të zhvilluar në Laç nga Flamur Noka, që është sekretari i PËrgjithshëm i PD-së, i është bashkuar deputeti Kastriot Piroli.

Sipas njoftimit të selisë blu, edhe ish-kreu lokal Behar Axhiu iu bashkuan  Partisë Demokratike.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbinit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Noka.

Më herët edhe deputetja e Qarkut Lezhë Elda Hoti iu bashkua shumicës së demokratëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë