Pas 3 orësh mbledhje të Kryesisë së grupit të Enkelejd Alibeajt që u zhvillua në degën e PD-së nr.7 në Tiranë, u rikonfirmua qëndrimi për të dalë me kandidatë më vetë në zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për mediat, Alibeaj u shpreh se të premten në orën 3 do të zhvillohet një tjetër mbledhje Kryesie sëbashku me Kolegjin e Kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.
“Mbledhja sot zgjati 3 orë. Nuk mjaftonin. U bë kohë që nuk është mbledhur Kryesia e PD-së. Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 15.00 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet locale”, tha Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje