Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së vendit.
Në një postim në Telegram, ministria tha se produktet janë dërguar në 43 vende, përfshirë Omanin dhe Kinën.
Anijet u larguan nga portet e Odessa, Chornomorsk dhe Pivdenny për në vendet në Azi dhe Europë. Midis tyre ishte Esentepe, e cila mban 29.000 ton fara luledielli dhe 67.000 ton misër.
Kjo vjen pasi Rusia rifilloi dje pjesën e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit të ndërmjetësuar nga OKB.
Në fundjavë, Moska u tërhoq nga marrëveshja pasi pretendoi se Ukraina kreu një “sulm terrorist” në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, që thuhet se shkaktoi dëme të vogla në një anije. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.
Marrëveshja mundëson dërgimin e miliona tonë drithërave të Ukrainës përmes porteve të bllokuara dhe synon të ndihmojë në shmangien e urisë në vendet më të varfra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje