Politike

Njohja e statutit të Bashës / Apeli shtyn seancën më 10 nëntor, mungon avokati i Alibeajt: Jam sëmurë    

Seanca në gjykatën e Apelit ku do të shqyrtohej ankimimi i Partisë Demokratike, për të regjistruar ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021 (thirrur nga Lulzim Basha), është shtyrë për datën 10 nëntor.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit të grupimit ‘Alibeaj” Indrit Sefa, i cili raportohet se ka munguar për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet me 10 nëntor ora 9.30.

Grupimi “Alibeaj” thekson në akimimin e saj se Gjykata duhet të regjistrojë edhe  ndryshimet në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit, duke i bashkëngjitur ato të korrikut të po atij viti.

“Kërkojmë pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021”- thuhet në ankimimin e PD-së.

Një ndër vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit të mbledhur nga Lulzim Basha, ishte përjashtimi nga strukturat drejtuese të personave “non grata” nga SHBA-të në këtë rast Sali Berisha.

Gjithë debati është se çfarë do të ndodhë nëse gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore.

Që do të thotë njohjen edhe të statutit të Lulzim Bashës.

A e ‘zhbën’ automatikisht Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të Sali Berishës, që u regjistrua nga një tjetër gjykatës, por i Shkallës së Parë?


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë