Në konferencën e përbashkët për shtyp pas Samitit të Berlinit, mes kryeministrit Edi Rama, Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Lyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ky i fundit përcolli disa herë mbështetjen e Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ku behet fjalë për mbështetje, kancelari gjerman i kishte te qarta edhe planet.
“…Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën energjitike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjithë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe Komisioni Evropian” tha Scholz.
Një temë kjo që u prek edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kur foli me afate konkrete.
“…Ne kemi diskutuar në tërësi pasojat e luftës, deklarata e sotme për sigurinë e energjetike shënjoi një hap të rëndësishme, jemi të përbashkuar sa i përket asnjanësisë klimatike deri në vitin 2025.
Duke parë krizën, të sinkronizojmë hapat tona. Në një periudhë afat shkurtër e gjitha kjo kërkon të diversifikojmë burimet e energjisë, të ulim varësinë nga karburantet e Rusisë, të mbajmë në kontroll çmimet. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, që ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar.
Pjesa e dytë do i kushtohet infrastrukturës e energjisë, investime në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike, investimet tek energjia e ripërtëritshme…”, tha ajo.
Kryeministri Rama në anën tjetër tha se Procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar
“Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit.
Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur. Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, që po shndërrohet në strehë samitesh”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje