Ne rrjet

Debat me policinë, arrestohet në Mal të Zi kreu i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj

Gazeta Si – Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, njëkohësisht dhe kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga policia.

Sipas medias malazeze “Vijesti.me”, Gjeloshaj u arrestua pasi dyshohet se ka fyer  policinë.

Incidenti ndodhi pasi patrulla rrugore ndaloi Nik Gjeloshajn, i cili po udhëtonte me makinë, për shkak të xhamave të zinj të automjetit.

Në këtë moment, raportohet se Nik Gjeloshaj ka debatuar me policët dhe i ka ofenduar. Ai ka qenë në makinë me familjarët e tij. Ndërsa automjeti u dërgua për kontroll teknik për xhamat e errët.

Policia e Malit të Zi nuk ka komentuar, teksa pritet një deklaratë pas veprimeve proceduriale. Qyteti i Tuzit që përfaqësohet nga Gjeloshaj, është me shumicë shqiptare në Mal të Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë