Bota

Rrëzohet helikopteri me 7 persona në bord në Itali, asnjë i mbijetuar

Gazeta Si – Tragjedi në Foxhia të Italisë, ku një helikopter A109 u rrëzua me 7 pasagjerë në bord, përfshirë një 13-vjeçar dhe dy pilotë.

Sipas mediave italiane nuk ka të mbijetuar. Kontakti i fundit me radio kishte qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë, 4 prej tyre janë pjesëtarë të së njejtës familjeje, mes të cilëve edhe një vajzë 13-vjeçare. Tragjedia ndodhi në veri të Pulias në një zonë malore pranë Foxhias.

Autoritetet thanë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla e dendur. Helikopteri u ngrit rreth orës 9.20 të paradites së sotme, por humbi çdo kontakt me kullën e kontrollit disa minuta më pas.

Ekipet e emergjencës e lokalizuan rret gjysmë orë me parë. Mes viktimave janë edhe 2 pilotët dhe një mjek.

Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë