Gazeta Si – Briken Calja, një nga peshëngritësit më të mirë shqiptarë, ka lënë pas momentin e vështirë të dëmtimit dhe dështimit në Europian. Ai është rikthyer fuqishëm sot, ku ka fituar Kupën e Shqipërisë.
Entuziast pas këtij suksesi, Calja ka shpallur edhe objektivin e radhës, që është Botërori. Peshëngritësi kuqezi synon të kthehet si më parë dhe t’i dhurojë medalje Shqipërisë.

‘Pas muajsh vuajtje për shkak të dëmtimit që më penalizoi në Kampionatin Europian, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, pas muajsh luftë me veten dhe garë me kohën, sot ia dola të rikthehem fuqishëm.
Askush nuk e besonte të rikthehesha si sot. Edhe rezultatet mjekësore ishin kundër meje dhe synimeve të mia, por përsëri vërtetova se gjaku dhe dëshira për të arritur më shumë nga vetja dhe për të qëndruar në maja, janë më të mëdha.
Kompeticioni i sotëm ishte një provë mjaft e rëndësishme për shkak të dëmtimit të pësuar dhe për shkak se vjen përpara Botërorit, ku synimet janë mjaft të qarta”, – shkruan Calja në profilin e tij në Facebook, ku bën edhe falënderimet e rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje