Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, nuk pati shumë për të thënë për mediat mbi ecurinë e axhendës së PS këtë javë ku në qendër do të jetë sërish projekt-buxheti.
Por në komentin e shkurtër, Balla kishte një mesazh për SPAK.
“Nën qeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremlinit.
I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë këtë çështje. Urgjent të thirren Basha, Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovë, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi”, tha Balla.
Balla i kërkon SPAK të përgjigjet nëse është cenuar siguria kombëtare nga financimi rus në PD.
“Kur SHBA, aleati më i rëndësishëm njofton të gjitha partisë, ka ardhur krim në të gjitha selitë e politikës, me përjashtim të Saliut, na ka informuar për rrezikun që është i kanosur Shqipërisë nga këto financime. Si ka mundësi që SPAK nuk fillon hetimin. A është prekur siguria kombëtare. Të financosh një parti politike është të minosh një demokraci dhe këtu bashkohet më pas akuza që kanë ngutur SHBA ndaj Berishës për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë. Akuzat për minim demokracie nga ShBA ndërlidhet me financimet ruse të PD”, tha Balla.
Kjo thirrje e Ballës për SPAK vjen pak kohë pasi mediat një raport të Inteligjencës amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017, ka përfituar financim 500 mijë dollarë nga Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje