Politike

Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit të PD-së, pritet ta zëvendësojë Doda

Gazeta Si – Alfred Rushaj ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike. Arsyeja e dorëheqjes së tij është politike, ai e ka marrë vendimin me argumentin se PD-ja nuk u bashkua.

Rushaj ka thënë se ndarja prevaloi mbi bashkimin e forcës politike, ku ai bën pjesë. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës.

Alfred Rushaj. Gazeta Si, 7 nentor 2022

Duke iu referuar listave të KQZ-së, emri që ka më shumë vota dhe pritet të marrë mandatin e lënë nga Rushaj, është Petrit Doda.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë