Politike

Patozi: Lajmi është pse po ikin deputetët e PD dhe jo kush i zëvendëson

Astrit Patozi komentoi në Facebook largimet e deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së. Një ditë më parë ishte Alfred Rushaj që dha dorëheqjen nga mandati, të martën ishte radha e Grida Dumës.    

“Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”.

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa.

Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.

Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë