Politike

Meta: Cilido kandidat nga PD do jetë më i fortë se Veliaj, protesta e 12 nëntorit, paqësore   

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranë. Meta tha se secilin prej 7 kandidaturave e sheh më të fortë përballë Veliajt.

“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në të gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.

Emrat që garojnë në primare janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda.

Meta tha gjithashtu se protesta e 12 nëntorit do të jetë paqësore.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë