Politike

Rotacion ‘Përputhjeje’? Në Top shkon një deputete, ikën një tjetër për ta zëvendësuar   

Grida Duma nuk tha se çfarë do të bëjë pas lënies së mandatit të deputetes duke u lëkundur hera herës gjatë fjalës së saj se ajo do të mbetet e djathtë dhe se do të japë kontributin e saj si figurë politike në të ardhmen.

Por si dhe ku? Prej ditësh në media është lajmëruar se ajo do të fillojë një emision të saj në Prime Time në Top Channel dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00. Aty ku në fakt punon edhe ajo që i takon ta zëvendësojë pas lënies së mandatit duke qenë se është deputetja më e votuar femër në listën  e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021-shit.

Ajo është Ori Nebiaj që për ironinë e fatit aktualisht drejton emisionin “Përputhen”, duke bërë një rotacion përputhjeje në Top. Vjen një deputete e dorëhequr në Top dhe ikën një tjetër për të qenë e tillë.

Vetë Ori Nebijaj që u votua nga strukturat e Lulzim Bashës edhe në pozicionin e sekretares së partisë nuk e ka ndarë ende mendjen. (Të paktën deri në këto momente kur është botuar shkrimi).

Ori Nebijaj nuk mori pjesë as në mbledhjen e kryesisë që thirri Enkelejd Alibeaj pak ditë më parë ku vendosi që partia që ai drejton si i komanduar të vendosë të dalë me kandidatët e vet ne zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë