Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit natyror nga Rusia.
Rubla është monedha zyrtare e Rusisë.
Kështu tha të martën ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez.
Në një intervistë për transmetuesin TRT, ai tha se në muajt e ardhshëm pjesa e pagesave në monedhën vendase në importet e energjisë ruse do të rritet.
Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, po kërkon gjithnjë e më shumë nga blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj.
Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë amerikanë ose euro.
Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse. Ky zotim u bë në samitin midis Erdoganit dhe Putinit në Soçi në muajin shtator.
Vitin e kaluar, importet ruse përbënin pothuajse gjysmën e blerjeve të Turqisë të gazit natyror.
Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.
Bashkimi Evropian, i cili më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40 për qind të nevojave për gaz, po kërkon të hiqet dorë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje