Gazeta Si- Në një takim në Kamëz, kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë akuzave për implikimin e PD-së me financimet ruse.
“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi. Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vejë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë”, tha Rama.
Më tej ai theksoi se “ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”.
Por Rama gjatë fjalës së tij shtoi se në thesin e rublave janë edhe të tjerë dhe jo vetëm Partia Demokratike.
“Ne kemi provën që çadra e famshme dhe gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Tani për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë më demokratike, më të fortë? Më të besueshme me aleatët strategjik. Komplet të kundërtën. Për të bërë thyerje. Unë mendoj dhe shikoj se nuk është vetëm PD. Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, PL janë në thesin e rublave”, theksoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje