Zef Hila, që së fundmi iu bashkua grupit parlamentar të drejtuar nga Berisha, pritet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Arsyeja lidhet me garën për bashkinë e Vaut të Dejës aty ku ka qenë me parë kryetar.
“Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve.
Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Arsyeja kryesore që kam vendosur të kandidoj jeni Ju!
Jeni Ju, që me këmbënguljen tuaj me kërkuat të futem sërish në këtë garë, duke më garantuar mbështetjen në ketë betejë, që si çdo betejë tjetër, së bashku ne do ta fitojmë…”, tha ai.
Sipas tij, komuniteti i Bashkisë Vau Dejës, meriton vëmendje, shërbime publike dhe përfaqësim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje