Ori Nebijaj pritet të jetë deputetja që do të zëvendësojë Grida Dumën. Ajo drejton emisionin “Përputhen” në Top Channel aty ku në fakt do të shkojë për një emision dy javor Grida Duma.
Ori Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.
LEXO EDHE:
Rotacion ‘Përputhjeje’? Në Top shkon një deputete, ikën një tjetër për ta zëvendësuar
Nebijaj ishte e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas renditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, mandati e deputetes zëvendësohet po nga një grua.
Pas dorëheqjes se Grida Dumës pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shpallur vakancën.
Vakanca i dërgohet më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku brenda 48 orëve bëhet zëvendësimi.
Ndërkohë, Alfred Rushaj është një tjetër deputet që ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen. Në vend të tij do të futet Petrit Doda. Ky i fundit ishte renditur i 32-i në listë, por u ngjit disa vende më sipër pas rirenditjes bazuar në votat që morën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje