Politike

Zgjedhjet lokale/ OSBE-ODIHR ‘zbarkon’ në selinë e PD, takim me Bylykbashin

Përfaqësues të OSBE-ODIHR zbarkuan në selinë blu në kuadër të zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Një përfaqësi prej dy zyrtarësh zhvilluan një takim me deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi njëherazi nënkryetar i PD si dhe me përfaqësuesin për çështjet ligjore në PD, Ivi Kason

Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, PD ka kërkuar heqjen e mundësisë së marrjes së kredive, dhuratave apo huave nga partitë dhe kandidatët në kohë zgjedhore, duke i lënë ato vetëm me fondet të ardhura nga buxheti i shtetit dhe kuotat e anëtarësisë.

Propozimi vjen në një kohë kur PD po akuzohet se është financuar nga para ta paligjshme ruse në zgjedhjet e 2017-ës, një debat që ende vijon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë