Bota

Moska tërheq trupat nga Khersoni. Humb jetën zyrtari i lartë pro-rus

Gazeta Si – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnjepro.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Konfirmimin e urdhrit për t’u tërhequr nga qyteti i Khersonit e raporton edhe agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Vendimi është marrë nga Shoigu pasi ka marrë një raport nga komandanti i forcave ruse në Ukrainë, gjenerali Surovikin.

Ky i fundit tha se 115,000 civilë ishin evakuuar nga rajoni dhe akuzoi ukrainasit për bombardimin e shkollave, spitaleve dhe të njëjtët civilë të evakuuar përtej Dnjepro.

Ndërkohë, Kirill Stremousov, zëvendësguvernator i administratës pro-ruse të Kherson, ka humbur jetën sot në një aksident automobilistik.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Ria Novosti. Nuk dihen ende detaje për rrethanat e vdekjes së zyrtarit.

Sipas WarGonzo, një nga blogerët më të ndjekur pro-rus në Telegram, aksidenti që i kushtoi jetën Stremousov ndodhi afër qytetit të Henichesk, siç tha zëvendës shoferi i guvernatorit.

Sakaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka denoncuar transferimin e basketbollistes amerikane, Brittney Griner, në “një burg të largët” në Rusi.

“Ne presim që autoritetet ruse t’u japin zyrtarëve të ambasadës sonë akses të rregullt për të gjithë qytetarët amerikanë të ndaluar në Rusi, përfshirë Brittney-n,” tha Blinken.

Sot avokatët e sportistes njoftuan se Griner do të transferohej nga Moska në një burg tjetër, duke shtuar se “ata nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e saktë ose destinacionin e tij përfundimtar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë