Bota

Beteja në SHBA për zotërimin e Senatit do të vendoset nga balotazhi i 6 dhjetorit

Gara për zotërimin e Senatit në zgjedhjet amerikane të mes mandatit duket se do të përcaktohet përfundimisht me 6 dhjetor. Kjo për faktin se shteti Xhorxhias pritet të shkojë në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë mbi 50 % të votave.
NBC News dhe CNN parashikuan që gara të shkonte në balotazh.

As senatori demokrat Raphael Warnock dhe as republikani Herschel Walker nuk parashikohet të fitojnë mbështetjen e shumicës së nevojshme për të siguruar vendin e Senatit të kontestuar ashpër.

Sekretari i Shtetit të Georgia-s Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme. Gjithashtu edhe Nevada dhe Arizona sipas projeksioneve të CNN parashikojnë të shkojnë në balotazh. Sipas projeksionit të CNN, republikanët duan dy vende në senat për të marrë shumicën, pasi sipas tyre, deri më tani zotërojnë 49 vende, ndërsa demokratët 48.

Ndërsa NBC e cilëson garën në mënyrë të barabartë vendesh në senat. Republikanët duhet të fitojnë vetëm një vend për të fituar një shumicë, me Xhorxhia, Arizonën dhe Nevadën në qendër të betejës zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë