Bota

Rusia njoftoi tërheqjen nga Khersoni, por Kievi nuk i zë besë: Mund të jetë një kurth!

Gazeta Si – Rusët po largohen nga Khersoni? A po tërhiqen nga i vetmi qytet që kanë arritur të pushtojnë? Po, sa më shpejt të jetë e mundur, siguron Moska.

Ndoshta, duhet verifikuar para se të besohet, reflekton Kievi, sipas Mikhailo Podolyak, krahu i djathtë i presidentit ukrainas Zelenski.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi dje tërheqjen nga bregu i djathtë i lumit të madh Dnipro që ndan Ukrainën në dysh.

Në aspektin territorial, kjo është vetëm 10% e provincës së Khersonit me 80% që do të mbetej ende në duart ruse.

Por në atë dhjetë për qind të tokës është kryeqyteti, qyteti më perëndimor i pushtuar nga tanket e Moskës, një rrip i Ukrainës që në planet e Kremlinit ishte të vepronte si një pykë drejt Odesës, në mënyrë që të mbyllte të gjithë aksesin në Detin e Zi.

Kishte javë, muaj, në të cilat përparimi dukej i mundur. Megjithatë, Mykolaiv, qyteti pas Khersonit, rezistoi.

Midis shtatorit dhe tetorit, kundërsulmi ukrainas dhe, tani, tërheqja. Për presidentin Putin, i cili heshti në ditën e hidhur të njoftimit, duket një poshtërim.

Në javët e fundit, Kherson tashmë ishte pastruar nga civilët. Ushtria ruse tani do të duhet të sjellë në bregun lindor ushtarë, automjete të blinduara, tanke dhe artileri të vendosura në fshatin në perëndim të qytetit.

Sipas një vlerësimi të NATO-s, rreth 40 mijë ushtarë do të duhet të kalojnë lumin, urat e të cilit janë shkatërruar.

Një tërheqje e vështirë që mund të ekspozojë në humbje të mëdha. Yevgeny Prigozhin, shefi i mercenarëve të grupit Ëagner dhe, siç thuhet, aspiron për role zyrtare në radhët e ushtrisë, vlerësoi “vendimin jo të lehtë” të komandantit të përgjithshëm, gjeneral Sergei Surovikin.

Një lavdërim që ka shijen e dënimit: “Tërheqja është gjithmonë e ndërlikuar. Është e pamundur të largohesh nga pozicionet pa i kthyer shpinën armikut “dhe për këtë arsye të jesh i pambrojtur. Të kesh humbje minimale do të jetë një ndërmarrje e madhe për Surovikin. Nëse, nga ana tjetër, humbjet nuk ishin minimale, fajtori tashmë ka një emër dhe mbiemër”.

Ukrainasit janë një koncentrat skepticizmi. Çdo deklaratë kërkon dyshim dhe kujdes.

Ata kanë frikë nga një kurth, kanë frikë të joshen për të luftuar në zonën urbane të Khersonit, ku do të ishin në disavantazh.

Kjo sepse tjetër gjë është tërheqja e këmbësorisë, tjetër gjë të mos e godasësh territorin me artileri. Ditët e fundit, burime të paverifikueshme folën për ushtarë rusë të veshur si civilë të gatshëm për të pritur ukrainasit që kishin hyrë në qytet me një shi zjarri.

Në vijën e frontit, e cila është ende rreth njëzet kilometra larg periferisë së Khersonit, ushtria e Kievit flet për rrugë të minuara plotësisht, fshatra dhe lagje.

Përveç një mbulesë artilerie që vazhdon të jetë e fuqishme. “Përparimi, kur do të ketë, do të jetë i ngadalshëm dhe i kujdesshëm, – sigurojnë ata. – Ne do të veprojmë sipas planeve tona, me zbulim dhe avangardë. Ne nuk duam të pushtojmë Khersonin siç pushtuan rusët Mariupolin. Ne nuk do ta shkatërrojmë qytetin tonë”.

Truku i “Kalit të Trojës” funksionoi një herë, askush nuk dëshiron të bjerë përsëri në të për entuziazmin e një fitoreje të dhënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë