Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka dërgoi në Kuvend ministrit të Drejtësisë, Uli Manja letrën e Autoritetit të Dosjeve për të.
Kjo vjen pas një akuze që Manja kishte ngritur ndaj Spahos se është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Spaho i kërkoi Manjës që t’i kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tij ai nuk e lë mandatin e deputetit ndonëse e kishte premtuar se do ta jepte nëse ai nuk është spiun.
“S’kam fol në Kuvend që nga data 6 tetor ku një replikë me Ulsi Manjën la të kuptohej ose e konfirmoi që gjasme kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, megjithëse i thash që kjo akuzë që po bën është shumë e rëndë, po i the spiun kjo të ngelet si damkë. I kërkova të më kërkojë ndjesë por nuk e bëri. Jam verifikuar disa herë, por shkova kërkova verifikim të thellë nga autoriteti ekzistues, pa u miratuar ligji juaj. Kini respekt për dinjitetin e njeriut. Duartrokitët për një gënjeshtër. Bëra kërkesën. Kam marrë përgjigjen nga autoriteti të firmosur nga të gjithë anëtaret. Po ia jap Ulsi Manjës, kur të vijë ta ketë.
Pavarësisht se tha që do lë mandatin, e di që se lë, por të vijë këtu dhe të kërkojë ndjesë publike. Nëse s’më kërkon do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Spiunët gjeni te të tjerë njerëz, i keni këtu ish drejtues të sigurimit dhe ca tjerë hiqen si të përndjekur politikë, kur në fakt ua ka ngrënë kokën Enveri”, tha Spaho.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje