Politike

Meta takon një përfaqësi të OSBE-ODIHR: Fola për nevojën e një rezultati të gjithëpranuar në 14 maj

Ilir Meta priti në zyrën e tij Misionin e OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

“Partia e Lirisë ka kërkuar me ngulm, që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë me prioritet rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj ne e dënojmë zvarritjen e qëllimshme që mazhoranca i bën punës së Komisionit dhe të trajtimit të problemeve periferike që nuk i japin përgjigje problemeve kritike të zgjedhjeve, duke goditur besimin e qytetarëve tek standardet e zgjedhjeve.

U ritheksova përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin e ligjit për një klimë zgjedhore të qetë, pa ndikimin e krimit dhe administratës publike në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesëmarrje sa më të lartë dhe rezultat të gjithëpranuar…”, shkruan Meta pas takimit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë