Politike

Porti i Durrësit, Meta: Rama po amniston paratë e pista

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është kundër projektit të Portit të ri të Durrësit.  

“Rama në vend të kompanive prestigjioze evropiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur, përzgjodhi kompanitë e tij guacka dhe ‘offshore’. Ardhja e këtyre kompanive nga Evropa do të ishte një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze në vend.

Ai gënjeu kur tha që shteti nuk do të paguajë asgjë për Portin e Durrësit, ndërkohë që e vërteta është komplet tjetër. Ai e ka përjashtuar nga taksat duke i hequr financave publike qindra milionë euro. Edhe sipërfaqja shkon në qindra milionë euro të tjera. Edhe fondi që ka vënë shteti në dispozicion për shpronësim, që shkon edhe në disa dhjetëra milionë euro të tjerë. Rama kërkon të zbatohet ‘de facto’ amnistinë e parave të pista.  Kjo aferë e errët godet interesat tona kombëtare, interesin tonë publik por sidomos financat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë