Politike

Shtyrja në Apel e statutit të PD, Alibeajn e ‘tradhton’ avokati mbrojtës, kërkon zëvendësues për seancën tjetër   

Apeli shtyu me dy herë shqyrtimin e kërkesës së Gazment Bardhit për të njohur statutin e dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit i drejtuar nga Lulzim Basha në vitin 2021.

Arsyeja lidhej me mos paraqitjen e përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa i cili garoi në emër të Bashës edhe në zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë.  

Ai mungoi në dy data, datë 4 nëntor dhe të enjten e 10 nëntorit.

”Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, rezultoi se përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datë 08.11.2022 ka depozituar në kryesekretarin e gjykatës, një kërkesë me objekt: “Shtyrje të seancës gjyqësore”, për arsye se, nga data 08.11.2022 deri në datë 12.11.2022, ndodhet jashtë vendit, për një udhëtim familjar shumë të rëndësishëm të planifikuar kohë më parë”, duke bashkangjitur aktet përkatëse për të mbështetur pretendimin e tij”, thuhet në njoftimin sqarues të Apelit ku që në fillim të kërkesës Gazment Bardhi citohet si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Por duket se shtyrja e këtij procesi gjyqësor nuk ka qenë me shumë një manovër e grupit Alibeaj sesa e vete përfaqësuesit ligjor sa kohe që Bardhi i ka kërkuar gjykatës kohë deri sa të gjejnë një zëvendësues.

“Gjithashtu, ju informojmë se, në datë 10.11.2022 nga ana e palës kërkuese/ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, është depozituar edhe një kërkesë tjetër për shtyrjen e seancës gjyqësore për t’ju dhënë mundësia e ndryshimit dhe zëvendësimit të përfaqësuesit ligjor dhe njohjen e tij me dosjen, për një afat kohor njëmujor. 

Në përfundim të gjykimit Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e palës kërkuese/ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe për t’i lënë kohë për përfaqësimin me një avokat tjetër, në mënyrë që ky  fundit të njihet me dosjen, duke caktuar seancën e radhës për në datë 06.12.2022 ora 09.30”, thuhet në njoftimin e Apelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë