Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë masë disiplinore me përjashtim 10 ditor nga punimet, për deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pas kërkesës së PS.
“Për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”, thuhet në kërkesën e PS
Incidenti sa duket ka ndodhur para së të votohej projektbuxheti.
Gjatë momentit kur seanca parlamentare u ndërpre që teknika të bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me Ramën.
Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij dhe Paloka konfliktohet me të.
Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Në debat janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të opozitës, me Gazmend Bardhin i cili ngrihet në këmbë dhe replikon me kreu e qeverisë. PS në anën tjetër pretendon se dy deputetet e PD ishin të dehur. Pas seances reagoi edhe Paloka ne Facebook.
“Me që, siç e kanë zakon që nga koha e baballarëve dhe metodave të dizinformimit të Sigurimit të Shtetit, Rama dhe zarbot e tij, sajuan sot për mua dhe kolegun Leskaj, një histori me “të dehur” që lëshojne fyerje pa dogane në Parlament, po sqaroj qe : -Po, pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputeteve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjesht i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte…”, shkruan ndër radhë Paloka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje