Politike

Paloka i drejtohet qytetarëve me gjuhën e Ramës: Protesto të shtunën kundër bedelëve pa fe e atdhe në krye të shtetit  

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, një ditë para protestës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh.

“Dil nesër e protesto! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft ‘u revoltove’ në fb!

Protesto përpara se të mendosh të largohesh. Ky është vendi ynë dhe këtu do rrisim fëmijët tanë.

Nuk ka nevojë të protestosh për politikanët. Protesto për vete e për fëmijët e tu !

Protesto për vjedhjen, dhunimin e poshtërimin që kjo qeveri të bën çdo ditë! Protesto kundër padrejtësive e arrogancës !

Protesto kundër një qeverie e një kryeministri që jo vetëm të vjedh për luksin e tij personal , po pasi të vjedh e të dhunon edhe tallet e kërkon të të poshtërojë.

Protesto përpara se të të vijnë tek dera për të të shembur shtëpinë apo biznesin, përpara se të biesh viktimë e krimit apo e policisë së krimit, përpara se fëmijët e tu të mbetur pa shkollë e pa punë të marrin rrugët e emigrimit”, shkruan Paloka.

Paloka ka përdorur të njëjtën gjuhe me atë të kryeministrit, kur vijon thirrjen.

“Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedelë të pafytyrë që qëndrojne në krye të shtetit me votën që ta kanë vjedhur ose blerë për një copë bukë e tani kërkojnë të të marrin gjithçka të ka mbetur! Protesto nesër me 12 nëntor, ora 16.00 Protesto”, përfundon Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë